Shenjat e komunikacionit për rrezik shërbejnë, që pjesëmarrësit në komunikacion të paralajmërohet për rrezikun që u kanoset në vend të caktuar gjegjësisht në një pjesë të rrugës dhe të lajmërohen për natyrën e atij rreziku. Shenjat për rrezik kanë formë të trekëndëshit barabrinjës. Ngjyrën bazë e kanë të bardhë, simbolet janë të paraqitur me ngjyrë të zezë ndërsa tehet i kanë me ngjyrë të kuqe. Jashtë vendbanimit shenjat e rrezikut sipas rregullave vihen prej 150 deri 250m para vendit të rrezikshëm në rrugë.

Drita e kuqe – ndalim kalimi

Drita e gjelbër – kalim i lirë

Drita e verdhë vezulluese – i obligon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të qarkullojnë me kujdes të zmadhuar. Duhet ti respektojnë shenjat e trafikut të vendosura në pajisjen, për deri sa ato nuk ekzistojnë, duhet të sillen sipas rregullave të përparësisë së kalimit në udhëkryq.

Pajisjet ndriçuese për rregullimin e komunikacionit në kahe të ndryshme zakonisht kanë shigjeta

Shigjeta e gjelbër ndriçuese e kthyer me majën teposhtë, e vendosur mbi korsinë e komunikacionit, tregon- qarkullim i lirë i komunikacionit përgjatë korsisë

Vijat ndriçuese të gërshetuara me ngjyrë të kuqe, të vendosura mbi korsinë e komunikacionit, tregojnë: – ndalesë komunikacioni përgjatë korsisë

Shigjeta e verdhë ndriçuese e vendosur mbi korsinë e komunikacionit, me majën e kthyer kah ana e djathtë apo e majtë, tregon- ndryshim të rrjedhës së komunikacionit nga korsia mbi të cilën gjendet shenja në korsinë tjetër fqinje

Vijës vertikale – tregon kalim të lirë në kahen drejtë

Vijës tërthore në të djathë – tregon kalim të lirë në kahen djathtas

Vijës tërthore në të majtë – tregon kalim të lirë në kahen majtas

Vija horizontale – tregon ndalim kalimi

Drita e kuqe ka siluetë të këmbësorit të ndaluar – tregon ndalim kalim

Drita e gjelbër ka siluetë të këmbësorit në lëvizje– tregon kalim të lirë
